E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, pro bisedimeve direkte me Korenë e Veriut



Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se janë të gatshme që të zhvillojnë bisedime direkte me Korenë e Veriut në mënyrë që inkurajojë qeverinë e atjeshme që të rifillojë bisedimet e bllokuara. Kjo do të shihet si një koncesion i Uashingtonit por qëllimi është që të inkurajohen koreano-veriorët që të rikthehen në negociatat rreth programit të saj bërthamor ku janë të përfshirë edhe Koreja e Jugut, Kina, Japonia dhe Rusia. Koreja u largua nga këto bisedime më herët këtë vit.

Gjermani
Plagosen 12 policë nga protestat në Hamburg

Rreth 12 policë gjermanë janë plagosur gjatë përleshjeve me demonstrues të krahut të majtë në Hamburg të Gjermanisë.
Zedhënësi i policisë, Ralf Mejer ka deklaruar se 60 persona, shumica e të cilëve aktivistë të krahut të majtë, janë arrestuar pas përleshjeve që filluan pas një proteste kundër marshimit të mbështetësve të së djathtës. Disa makina janë djegur gjatë dhunës së natës së djeshme, ndërkohë që policia është sulmuar me shishe dhe gurë.

Irak
Nga dhuna vdesin 3 vetë, plagosen 35

Nga një sulm i dyfishtë me bombë afër një vendi të shenjtë shiit dhe afër një baze ushtarake në Bagdad janë vrarë të paktën 3 persona. Agjencia “France Press” raporton se 35 persona të tjerë janë lënduar. Statistikat e grumbulluara nga Ministra e Mbrojtjes, e Brendshme dhe e Shëndetësisë flasin se në muajin gusht janë vrarë 456 persona- 393 civilë, 48 policë dhe 15 ushtarë irakianë. Këto shifra e bëjnë gushtin muajin më vdekjeprurës në Irak.

13 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›