E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, mbishkrime: “Vdekje për shqiptarët”

SHKUP- Mbishkrime të shkruara “Vdekje për shqiptarët” janë konstatuar në disa rrugë kryesore në Shkup.

Agjencia e lajmeve INA, bën me dije se, mbishkrimet “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedonia është vetëm e maqedonasve” janë shkruar nëpër disa dyqane dhe mure në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në afërsi të Bankës Komerciale në pjesën qendrore të Shkupit, ish-shtëpinë e kulturës në Shkup.

Precedenti është denoncuar edhe pranë Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, e cila ka ndërmarrë masa për nisjen e hetimeve.

Këto janë mbishkrimet e radhës që disa ditë më parë janë evidentuar në xhaminë e qytetit të Manastirit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›