E Diel, 1 Nëntor 2026

Sikur Ina Rama te mos sulmohej politikisht

Mark Marku

Debati i diteve te fundit per rezultatin e hetimeve te 21 Janarit ka sjelle perseri ne qender te vemendjes institucionin e Prokurorise se Pergjithshme dhe raportin e saj me palet e perfshira ne kete ngjarje. Me sakte debati eshte perqendruar kryesisht ne marredhenien e acaruar qe ekziston mes ketij institucioni dhe mazhorances duke iu shmangur thelbit. Ne fakt problemi kryesor eshte ky a e kryen si dhe sa duhet funksionin e vet kushtetues ky institucion dhe a eshte vertet i pavarur Nuk ka dyshim se pavaresisht nuancave pergjigjja eshte e njejte Jo ky institucion eshte shume larg realizimit te pergjegjesive te veta dhe nuk eshte i pavarur. Kur kerkohet nje fajtor per kete mosfunksionim pergjigjet jane krejt te ndryshme pasi dikush ben fajtor vete prokuroren Rama dikush presidentin Topi dikush mazhorancen per sulmet qe i ben ketij institucioni e dikush opoziten per flirtet politike mes saj dhe Prokurorise se Pergjithshme. I gjetur para nje fakti te tille faktori nderkombetar i hedh here pas here ketij institucioni ndonje gomone shpetimi jo sic shpjegohet shpesh per tua kundervene kete institucion forcave politike por thjesht per ta ndihmuar ate te jete brenda formatit kushtetues.

Megjithate zhurma politike e ngritur rreth institucionit e ka ndihmuar kete institucion tu shmanget analizave te thella per efikasitetin e kryerjes se funksioneve kushtetuese te saj. Ka ardhur koha te behet nje analize e tille. Ka ardhur koha qe prokuroria tu pergjigjet disa pyetjeve te opinionit publik. Ta zeme nje pyetje qe duhet ti pergjigjet prokurorja Rama eshte kjo fare e pengon Prokurorine e Pergjithshme te kryeje funksionet e saj kushtetuese Kush e pengon pavaresine e saj

Nese e pranojme se gjithe autoriteti i ketij funksioni buron prej ligjit e jo prej vullnetit te forcave politike atehere lind pyetja pse ky institucion nuk e zbaton ligjin Per shkak te sulmeve politike Po ligji eshte bere pikerisht duke pasur parasysh qe ky institucion mund te kete edhe sulme politike. Ligji eshte bere sepse ka marre parasysh qe sistemi politik u krijon pengesa te ndryshme institucioneve te pavarura pengesa qe burojne prej vete natyres se sistemit politik dhe qe tejkalohen po nepermjet rregullimeve ligjore. Nese nje drejtues i nje institucioni kushtetues deklaron se nuk e ushtron autoritetin e vet ligjor sepse ndihet nen presion politik atehere ai ka deklaruar automatikisht paaftesine dhe deshtimin e tij ne ushtrimin e funksionit.

Do te ishte pra me normale qe analiza ndaj Prokurorise se Pergjithshme dhe kryeprokurores Rama te perqendrohet te ceshtja nese eshte e afte apo e paafte per ta ushtruar funksionin e saj. Madje nese jemi te interesuar qe ky institucion te funksionoje duhet te shtrojme ceshtjen nese legjislacioni per kete institucion eshte i manget nese marredheniet e saj me hallkat e tjera te sistemit te drejtesise nuk funksionojne per shkak te defekteve ne legjislacionin ekzistues nese ekziston ndonje problem me marredheniet e ketij institucioni me pjesen tjeter te sistemit e keshtu me radhe.

Deri tani nuk e kemi degjuar prokuroren Rama qe te shtroje para opinionit publik ndonje shqetesim te kesaj natyre. Ndoshta asaj nuk i mungon asgje dhe nuk ka se cproblem te ngreje para opinionit publik. Ndoshta ajo eshte thjesht e paafte dhe i shkon per shtat te akuzohet politikisht sepse keshtu te pakten luan rolin e viktimes politike.

Ne kete menyre ajo ka arritur te fshehe mosfunksionimin disavjecar te institucionit ne krye te te cilit eshte. Le te marrim si shembull vetem hetimin e 21 Janarit. Madje le te marrim si shembull pikerisht ate qe ajo e konsideron si nje sukses ose si te vetmin sukses te saj ekspertizen e FBI-se dhe heqjen e imunitetit te tre deputeteve socialiste. Ne te dy rastet eshte e deshtuar Se pari sepse sic me thoshte nje koleg i saj ajo vetem pas nje viti arriti te kryente nje ekspertize te thjeshte balistike gje qe mund dhe duhej ta kishte bere vete dhe shume me shpejt ne laboratorin me te thjeshte te mundshem dhe se dyti sepse e nis gjykimin per sulmin e dhunshem te shkaktuar mbi policine dhe institucionet kushtetuese nga persona qe nuk jane formalisht organizatoret e mitingut te 21 Janarit pasi ky miting nuk eshte mitingu i tre deputeteve te Partise Socialiste por mitingu i Partise Socialiste dhe se dhuna u nxit drejtperdrejt nga kreu i kesaj partie dhe i krereve te tjere te partive te opozites.

Ky eshte vetem nje rast mes shume rasteve te paaftesise se Kryeprokurores se Pergjithshme qe eshte fshehur pas viktimizimit politik te saj. Pikerisht per kete arsye ceshtja per Prokurorine e Pergjithshme nuk duhet shtruar nese sulmohet apo nuk sulmohet politikisht pasi do te ishte absurde ti ndalonim partite te benin politike brenda normave te sistemit politik por nese ky institucion funksionon apo nuk funksionon dhe nese kryeprokurorja eshte e afte ta ushtroje funksionin e saj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›