Shkup, ndërkombëtarët mesazhe për zgjedhjet

Përfaqësuesit ndërkombëtar sërish kanë përsëritur përjashtimin e votimit familjar dhe në grup në zgjedhjet e 22 marsit. Përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Marija Luiza Silva Mehias ka theksuar se është koha e fundit që të shmanget votimi për person tjetër apo votimi familjar. "Të gjithë qytetarët në vend njëzëri duan që të jenë pjesë e BE-së, ndaj është e nevojshme që të respektohet maksimalisht e drejta e votimit një votë një anëtarë dhe votimi i fshehtë, si një vlerë evropiane", ka theksuar Mehias. Edhe ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker ka theksuar se çdo qytetarë në mënyrë individuale duhet të shfrytëzojë votën e tij të lirë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka paralajmëruar tolerancë zero për të gjitha parregullsitë dhe se sipas tyre do të ketë dënime për të gjithë ata që rrënojnë imazhin e procesit zgjedhor. Kjo është theksuar në tryezën e organizuar të projektit të UNDP-së, "Një votues- një votë". Partitë politike janë shprehur se do të plotësojnë këtë detyrim duke i ftuar qytetarët që të respektojnë parimin një votues një votë. Për shkak të votimeve familjare, në zgjedhjet e fundit ishin anuluar 160 mijë vota si të parregullta.