E Diel, 1 Nëntor 2026

Riker: Anëtarësimi në NATO, kusht zgjedhjet e lira

Shkup- Maqedonia duhet të zhvilloj zgjedhje të lira dhe demokratike më 22 Mars nëse dëshiron anëtarësimin në NATO dhe Bashkimit Evropian. Ky është mesazhi i Presidentit amerikan Barak Obama dhe Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton të cilin ambasadori Riker ua përcolli kandidatëve për kryetar të komunës së Çairit. "Në këto zgjedhje nuk duhet të ketë vend për kërcënime ose për frikë, frikë për humbje të vendit të punës, frikë për ardhmërinë, për të ardhmen! Kjo fushatë zgjedhore, këto zgjedhje duhet të ofrojnë zgjidhjen e problemeve në përgjithësi. Mediumet do të duhet të sigurojnë qasje të njejtë për të gjithë kandidatët dhe informim objektiv. Atë se çfarë dua tju them qytetarëve të Çairit por dhe të mbarë vendin është se duhet të ushtrojnë demokracinë. Pres një jehonë të lartë të qytetarëve që do të dalin në votime, ku do të mund të tregojnë qartë se kush dëshirojnë të jetë lider i tyre lokal dhe kush president i cili do ta prezantojë Maqedoninë jashtë kufijve të saj dhe i cili do ti kryej obligimet kushtetuese të Komandantit Suprem", deklaroi ambasador i SHBA-ve, Filip Riker.Riker takime të ngjashme ka zhvilluar edhe kryetarin aktual të komunës së Sarajit si dhe me kandidatët që garojnë për kryetar të kësaj komune. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›