E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,opozita kërkon qeveri teknike

Një pjesë e opozitës ka kërkuar që në Kosovë të formohet një qeveri teknike për të përballuar, siç u tha, krizën e rëndë ekonomike. Ndaj një kërkese të tillë ka reaguar Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e cila e ka vlerësuar si të suksesshme punën e qeverisë aktuale duke e përjashtuar mundësinë e pranimit të kërkesës së opozitës. Lidhja Demokratike e Dardanisë, e cila ka 11 deputetë në Kuvend, ka kërkuar formimin e një qeverie teknike për të përballuar gjendjen e rëndë ekonomike. Po ashtu edhe partia Aleanca Kosova e Re, përderisa nga qeveria e Kosovës është përjashtuar mundësia e formimit të një qeverie të tillë. Berim Ramosaj, nënkryetar i LDD-së, tha se kriza globale financiare dhe paaftësia e qeverisë për t'iu përgjigjur krizës ka nevojë që Kosova ta ketë një qeveri teknike të ekspertëve. Kriza ekonomike, sipas tij, do të jetë shumë më e thellë sesa kriza politike që ka pllakosur për një kohë të gjatë Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›