E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Feith dyshime për emërimet në bordet publike

Zyra Ndërkombëtare Civile, që udhëhiqet nga Pieter Feith, është shprehur se ka dyshime për emërimet e anëtarëve në bordet publike në Kosovë. Ndonëse, anëtarët e bordeve janë emëruar nga qeveria, kjo e fundit deri tani nuk e ka informuar ICO-në nëse njerëzit në këto poste janë të aftë profesionalisht. Dhe ka qenë Pieter Feith që gjatë kësaj jave i ka kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi më shumë informacione për anëtarët e bordeve. Drejtori i komunikimeve në ICO, Andy McGuffie është shprehur se bordet do të rishikohen nga Zyra Ndërkombëtare Civile dhe më pas të dhënat do t'i dërgohen edhe Grupit Ndërkombëtar Drejtues, të cilit Feith i jep llogari. Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, ka premtuar se gjatë kësaj jave Zyra e Feithit do t'i ketë të gjitha informatat për anëtarët e bordeve publike. Opozita dhe shoqëria civile vazhdimisht kanë kritikuar ekzekutivin për anëtarët e bordevepublike duke u shprehur se në këto poste janë vendosur njerëz të partive politike pa kualifikime të duhura profesionale

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›