E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, paditen 42 policë maqedonas në pikën e Qafë Thanës

 

SHKUP- 42 policë maqedonas të vendkalimit kufitar të Qafë Thanës do të hetohen për keqpërdorim të detyrës. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ngriti aktpadinë penale. Në një komunikatë të MPB-së theksohet se policët ngarkohet për shkelje të rregullores dhe ligjit, pasi që nga periudha e vitit 2005 deri më 2007 kanë lejuar hyrjen e mjeteve të rënda transportuese në Maqedoni, ngarkesa e të cilëve kishte kaluar peshën e lejuar.
“Me këto keqpërdorime buxheti i shtetit është dëmtuar për 45 mijë euro. Ndërmarrja “Makedonija Pat” është dëmtuar për 100 mijë euro, ndërsa është mundësuar edhe pasurimi antiligjor në favor të individëve të caktuar në vlerë prej 140 mijë euro”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.
Nga policët e ngarkuar me aktpadi penale, 15 prej tyre ishin udhëheqës të ndërrimeve në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” me Shqipërinë.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›