Greqi, të burgosurit në grevë urie për përmirësimin e kushteve
ATHINE- Të burgosurit e 21 burgjeve në të gjithë Greqinë kanë nisur sot një grevë urie për të protestuar kundër mbipopullimit dhe periudhës së gjatë të paraburgimit. Qindra të burgosur, duke përfshirë dhe të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë Korydallos dhe në Alikanasos në ishullin e Kretës kanë bojkotuar sot ushqimin.
Zyrtarë nga grupet e të drejtave të të burgosurve thonë se të dënuarit kërkojnë kushte më të mira të burgimit, duke përfshirë kujdesin mjekësor të përshtatshëm dhe shkurtimin e afateve të paraburgimit deri në fillimin e procesit gjyqësor. Sipas Këshillit Europian të burgosurit kanë një afat 12 muaj përpara se ato të dalin në gjyq. Kjo kohës është afërsisht tre herë më e madhe sesa në vendet e tjera të BE-së.
Burgjet greke janë burgjet më të mbipopulluara në Europë me 10 983 të burgosur, në burgje të cilat duhet të vuajnë dënimin vetëm 7 543 vetë.
(s.g/BalkanWeb)