E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi e Podgorica i kërkojnë Beogradit kthimin e ambasadorëve

 

PODGORICE- Bashkësia maqedonaso-serbe, nëpërmjet një letre, dërguar kryeministrit serb, Mirko Cvetkovic, ka kërkuar kthimin e ambasadorëve të Serbisë në Shkup dhe në Podgoricë, pas tërheqjes së tyre për shkak të njohjes së Kosovës.
“Largimi i tyre nuk i ka kontribuar shtetit serb. Kjo dëshmon se ka ardhur koha që këto masa të ndërpriten dhe të intensifikohen marrëdhëniet diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi”, thuhet në letër.
Ambasadori maqedonas në Beograd, Aleksander Vasilekvski, është larguar nga Serbia më 10 tetor, pas vendimit të njohjes së Kosovës nga Maqedonia. Po e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me ambasadorin e Malit të Zi, Anki Vojvodic.

(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›