E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, protesta kundër LGBT, huliganët rrahin 4 shqiptarë

SHKUP-Një grup prej dyzet huliganësh maqedonas të cilët kishin dalë për të protestuar kundër komunitetit të LGBT-së, kanë rrahur deri në përgjakje katër të rinj shqiptarë në sheshin e Shkupit.

Incidenti ndodhi pasi kishte përfunduar protesta e provokuar nga paralajmërimet se ky komunitet do të organizonte një paradë në kuadër të Javës së Krenarisë.

Të rinjtë kanë marrë goditje në pjesët e trupit dhe të kokës.

Mediat maqedonase thonë se huliganët dyshohet se janë të njëjtët persona që kanë shkaktuar dhe herë të tjera incidente ndëretnike.

Policia do e ketë të lehtë identifikimin e autorëve të dhunës ndaj katër të rinjve shqiptarë, falë kamerave të sigurisë rreth e rrotull sheshit kryesor të kryeqytetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›