E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Masive pjesëmarrja, të mbahen hapur qendrat deri në votuesin e fundit

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votimin për zgjedhjet parlamentare.

Sipas Berishës duhen respektuar votuesit që presin në radhë në këto temperatura të nxehta ndaj u bëri thirrje komisionerëve të mbajnë hapur qendrat e votimit, deri në votuesin e fundit.
“Jam sot për të përshëndetur të gjithë qytetarët shqiptarë që me një shkallë të lartë përgjegjësie bënë këtë proces me një pjesëmarrje më masive gjer sot.
Komisionerët kanë qenë në lartësinë e duhur, keqkuptimet janë zgjidhur brenda në harku kohor të pranueshëm. Sot procesi i votimit po shkon drejt finalizimit, por unë kam një thirrje për të gjitha komisionerët. Të mbajnë të hapura qendrat e votimit përderisa para derës së tyre ka njerëz që presin të votojnë.
Nuk e kanë pasur të lehtë sot njerëzit, shumë kanë ikur dhe në plazh, të moshuarit kanë pritur në një orë të papërshtatshme dhe duam ti nderojmë, të presim të votojnë.
Pra është në detyrimin ligjor dhe moral i komisionerëve të forcave politike që të mbajnë hapur qendrat e votimit përderisa para qendrave të votimit ka njerëz që presin të votojnë”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›