E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Rama shpall fitoren e 'Rilindjes'. PD: Kështu bëre në 2009. Fitorja e jona

TIRANË-Në prag të mbylljes së qendrave të votimit, dy liderët kundërshtarë të politikës, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë dalë në konferenca shtypi. I pari ka qenë kryeministri që pasi ka kërkuar që qendrat e votimit të mbahen hapur deri në votuesin e fundit, kurse kreu i opozitës në daljen e tij për media, shpalli fitoren. 

BREGU: PD KA FITUAR BINDSHËM, RAMA DISFATË SPEKTAKOLARE
Ora 19:30 Partia Demokratike shpall fitoren paraprake, edne pa u mbyllur qendrat e votimit, të cilat kanë kaluar orarin zyrtar (ora 19:00). Pas shpalljes së fitores nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama, në një konferëncë për shtyp Majlinda Bregu tha se Rama do të përjetojë fitore më të thellë se ajo e vitit 2009.

“Rama është kopja e keqe e vetes së tij. Të njëjtën gjë bënte ne 2009. Ju siguroj se emër të PD që sondazhet tona tregojnë se shqiptarët kanë votuar bindshëm për ne. I bëjmë thirrje , të fgjtiëh komisionerëve dhe vëzhguesve tanë të mbyllim me sukses ligjërisht këtë. Edi Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë radhë më të thellën. Sondazhet tona dhe trendi i votës së qytetarë konfirmojnë fitoren e aleancës sonë. Zoti Rama shpresoj se ka pasur një pritshmëri të mos humbte thellë, por humbje spektakolare si këtë radhë nuk ka përjetuar asnjëherë”, deklaroi Bregu. 

Bregu duke komentuar vrasjen në Laç tha se kjo çështje i takon organeve të Prokurorisë. “Viktima nuk ishte votues në Lac, por në Tiranë, tha Bregu. 

BERISHA: DO RESPEKTOJ VERDIKTIN E SOVRANIT
Ora 18:30 Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat në orën 18:30 minuta i pyetur mbi rezultatin për këto zgjedhje, tha se “Partia Demokratike do të respektojë pa asnjë hezitim verdiktin e sovranit”.
Madje më tej tha se “këtë premtim apo garanci nuk e ka degjuar ‘nga shoku i Kurbanit’.

Ndërsa i pyetur se gjatë fushatës ka rënduar fjalorin me akuza, kryeministri përdori një shprehje të urtë popullore “më thoni me kë rri të të them si je. Unë Ramën kisha përballë”. 

PS, EDI RAMA: NGA TË DHËNAT DERI TANI, RILINDJA KA FITUAR MBI RRËNIMIN
Ora 19:00 Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar në një dalje për shtyp në selinë socialiste se nga të dhënat paraprake që disponohen, e majta ka fituar zgjedhjet parlamentare. 
“Bazuar mbi të dhënat tona , Rilindja ka fituar mbi rrëninim.
E dyta, Aleanca për Shqipërinë europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve.
E treta: Komisionerët dhe kqz, kanë përpara ligjin elektoral që përcakton qartësisht modalitetet sesi duhet të veprohet kur mbërrihet limiti kohor, ora 19:00”. 

ZGJEDHJET 
Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët vendosin me votë për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur që në orën 7:00 të 23 Qershorit, për t’i dhënë popullit të drejtën të vendosë me votë për 140 parlamentarët e rinj. Simbolikisht kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi ka hapur qendrën e votimit tek Akademia e Arteve, aty ku edhe ka votuar.

3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës janë thirrur për të votuar. Procesi i votimit ka nisur normalisht në shumicën e qendrave të votimit, ndërkohë që në disa prej tyre ka patur vonesa dhe incidente të vogla.

Rreth orës 09:00 një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një qendre votimi në gjimnazin “At Shtjefën Gjeçovi” Laç, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Mësohet se i vdekur ka mbetur simpatizanti i LSI-së, Gjon Gjoni. Në këtë incident mbeti i plagosur edhe kandidati i PD-së, Mhill Fufi. Për ngjarjen ende asnjë i ndaluar, policia shoqëron 7 persona si dëshmitarë.

(d.b/e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Verdikti 2013, pritshmëritë në mandate sipas qarqeve Exit Poll, Civitas Albania: PD 42%, ndërsa PS 40%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›