Shkup, protestë gjatë vizitës së Ban Ki Moon

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) një organizatë ultranacionaliste maqedonase që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE do të protestojë sot në Shkup kundër vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
"Stop negociatave për emrin e Maqedonisë" është motoja e protestët së KBM që do të nisë në kohën kur kreu i OKB-së do të mbajë fjalim në Parlamentin e Maqedonisë.
Sipas mediave maqedonase kjo protestë ka mbështetjen indirekte nga partia në pushtet e kryeministrit Nikolla Gruevski, pasi që KBM bën pjesë në koalicionin e gjërë me VMRO-DPMNE.