E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronësie, dy të vdekur në Kavajë

Dy persona janë vrarë me armë paraditen e sotme në Kavajë ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive pronësie.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Mali i Robit ku janë qëlluar për vdekje shtetasit Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari ndërsa policia ka arritur të arrestojë edhe autorin e dyshuar të vrasjes.
 

Sipas policisë, është arrestuar shtetasi Ardian Traka i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë.  Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive pronësie pasi një prej viktimave dhe konkretisht Sulejman Shehu, dyshohet se është biznesmen pallatesh tek Mali i Robit.
 

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›