Martanesh, dy 11-vjeçarë mbyten në rezervuar
MARTANESH- Dy fëmijë të moshës 11 vjeç kanë humbur jetën një ditë më parë, ndërsa leheshin në një rezervuar.
Ngjarja e rëndë është njoftuar sot nga policia, ku njoftohet se fëmijët me inicialet, Gj.Rr dhe R.Rr kanë qenë duke u larë në rezervuar, ndërsa në tentativë për të ndihmuar njëri- tjetrin janë mbytur.
Dy fëmijët, kushërinj mes tyre, janë nxjerrë nga uji i rezervuarit disa orë pas mbytjes, pasi banorët e zonës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.