Prizren, nisin festimet për 134-vjetorin e Lidhjes
PRIZREN- Me ekzekutimin e himnit kombëtarë dhe atij shtetërorë të Kosovës ka nisur edhe manifestimi në kujtim të 134- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Në manifestimin qëndrorë që po mbahet në ndërtesën ku dhe u mbajt Lidhja, 134 vite më parë marrin pjesë kryeministrat shqiptarë, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi.
Berisha në Prizren për 134-vjetorin e Lidhjes
Në një kohë kur e diela pritet të jetë një ditë e rëndësishme për zhvillimin e negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Kryeministri Sali Berisha ka planifikua në axhendën e tij një vizitë në Prizren. Shefi i qeverisë do të marrë pjesë sot në orën 11:00 në aktivitetin që do të organizohet me rastin e 134-vjetorit të lidhjes së Prizrenit. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se ditën e diel, ora 11:00, Kryeministri Berisha do të shkojë në Prizren, ku do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 134-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Të pranishëm do të jenë edhe autoritetet më të larta të Kosovës. Pas këtij aktiviteti, axhenda e kreut të maxhorancës pritet të jetë e ngjeshur me takime me aleatët e koalicionit të djathtë dhe të tjetër një takimi të nivelit të lartë me kreun e opozitës, Edi Rama. Tërheqja e kandidatit të vetëm në garë, Xhezair Zaganjori, për shkak të mungesës së konsensusit, ka bërë që të riaktivizohet sërish tryeza e negociatave midis palëve politike. Nga tryeza që do të zhvillohet sot në pasdite do të dalë dhe një emër që pritet të votohet në seancën e ditës së hënë, që është edhe raundi i katërt i votimit për zgjedhjen e Presidentit.
Kryesocialisti Rama ka kërkuar prej maxhorancës që të ofrojë në tavolinë emra të tjerë për të vendosur dhe dhënë konsensusin për njërin prej tyre, në mënyrë që e hëna të jetë decizive për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e para organizatë politike mbarëshqiptare brenda në Shqipëri, mbush sot (10 Qershor), 134 vjet nga formimi i saj (1878).