E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, tre të rinj shqiptarë akuzohen për dhunë

Tre të rinj shqiptar sot janë dorëzuar pranë Gjykatës në Shkup, të akuzuar për sulmin e një maqedonasi më 13 mars në autobusin 65 në Shkup.

Tre të rinjtë shqiptarë që sot janë paraqitur pranë gjykatës janë Jashar Sabedini, 19 vjeç, Nehat Alili 22 vjeç dhe M.S 16 vjeç, informon INA.

Ndaj tyre pritet të jepet vendimi i gjykatës pasi ata akuzohen se kanë rrahur dhunshëm shtetasin maqedonas Dimitar P.

MPB ka theksuar se gjatë kësaj jave ka zbardhur disa nga rastet e dhunës ndëretnike që ndodhën në Shkup.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›