OKB-ja pritet të dërgojë mision humanitar në Siri

Skuadra e OKB-së do të jetë pjesë e një delegacioni të udhëhequr nga qeveria siriane. Po ashtu do të ketë edhe përfaqësues në Ligës Arabe.
Grupi do të vizitojë qytetet kryesore opozitare si Homsin, Haman dhe Deraan.
Kjo iniciativë e OKB-së vjen në përvjetorin e parë të nisjes së kryengritjeve për rrëzimin e Presidentit Bashar Al-Asad. Që prej një viti, OKB-ja thotë se mbi 8000 persona kanë humbur jetën në Siri si pasojë e trazirave.
Ndërkohë, Turqia njofton se është shtuar numri i refugjatëve që kalojnë kufirin sirian për t’u futur në Turqi. Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 14.700 sirianë i janë larguar konfliktit në vendin e tyre duke u strehuar në shtetin fqinj të Turqisë./Start/F. P/
2012-03-16 11:39