E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankaraja iu kërkon turqve të largohen nga Siria

Ministria e Punëve të Jashtme tha në një komunikatë se po ashtu, me 22 mars do të ndalen disa shërbime konsullore.

Ndërkohë, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan sugjeroi që në kufirin mes dy vendeve të vendoset një zonë sigurie. Çdo ditë e më shumë sirianët po lënë vendin e tyre (14 700 deri më tani) për të kaluar në Turqi, ku ndjehen më të sigurt.

Lajmi vjen në një kohë që në Siri shënohet përvjetori i parë i nisjes së revolucionit për rrëzimin e Presidentit Bashar Al-Asad.

OKB-ja thotë se prej një viti, në Siri janë vrarë më shumë se 8000 persona./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-16 14:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›