Shkup, vazhdojnë kritikat në adresë të KE

Institucione dhe organizata të ndryshme, përfshirë edhe ato sportive kanë vazhduar të dërgojnë letra kritike në adresë të Komisionit Evropian (KE).
Letrat e drejtuara në adresë të evrokomisionerit për zgjerim, Stefan Fule janë një formë revolte dhe reagimi, për shkak se në raportin e progresit të KE-së nuk u përdor gjuha maqedonase dhe identiteti “maqedonas”.
Reagimet e tyre përmes letrave i kanë shprehur dje edhe Federatat sportive, si ajo e Futbollit, Hendbollit, Basketbollit dhe shoqata të tjera, përfshirë edhe organizatorët e Festivalit “Netët e Poezisë Strugane”.
Në këto letra bëhet me dije se Bashkimi Evropian duhet të respektojë identitetin kombëtar dhe historik të maqedonasve, dhe se mospërmendja e identitetit “maqedonas” në raport është një ofendim dhe shkelje e të drejtave historike dhe kombëtare të popullit maqedonas.
Një pjesë e mediave opozitare maqedonase theksuan se ky aktivitet është i orkestruar nga ana e pushtetit, dhe që sipas tyre, nuk do të ketë asnjë sukses përballë agjendës së Komisionit Evropian