Shkupi: Nuk do të vendosen vizat për qytetarët shqiptarë
Gjatë një interviste për News 24, Duraku tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë një marrëveshje midis tyre dhe se ajo nuk do të shkelet. Ai shtoi se nuk është diskutuar për këtë temë.
“Shtypi ka bërë aludime për vizat. Maqedonia dhe Shqipëria kanë një marrëveshje për lëvizjet ndërmjet dy vendeve. Dy vendet do të vazhdojnë pa viza”, theksoi Duraku. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë sot se qeveria në Shkup po shqyrton mundësinë për vendosjen e vizave, menjëherë pasi për këtë vend të liberalizohen udhëtimet pa viza me shtetet e Bashkimit Evropian.
Sipas medieve, plani për vendosjen e vizave pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.