E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi: Jo vizave për Shqipërinë!

SHKUP-Maqedonia nuk ka në plan vendosjen e vizave me Shqipërinë dhe Kosovën. Zëdhënësi i qeverisë së Shkupit hodhi poshtë spekulimet që qarkullojnë në media menjëherë pas vendimit të BE-së, për liberalizimin e vizave me Maqedoninë.

Në një deklaratë për TVNews24, Shefik Duraku u shpreh sot se Maqedonia nuk është anëtare e Unionit Europian dhe në këtë mënyrë nuk ka pse të vendosë regjim vizash me Shqipërinë. “Ne jemi larg të kufirit të Unionit Europian dhe nuk jemi ende anëtarë, prandaj vendosja e vizave mes dy shteteve nuk është e nevojshme dhe është e palogjikë”, u shpreh Duraku
Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku njëkohësisht hodhi poshtë pohimet e disa mediave për nëodnjë plan të ardhshëm të tillë. Sipas tij nuk janë të nevojshme vizat në këtë periudhë të hapjes dhe lëvizjes së lirë.

Maqedonia ka hyrë në zonën e “Shengenit të Bardhë” duke zgjuar frikën se mos vendosen vizat mes këtij shteti dhe vendeve fqinjë. Sot nëpër disa media në Maqedoni pohonin se një plan sekret i Qeverisë të Maqedonisë ishte ai aplikimit të vizave për shtetasti e Shqipqërisë dhe ata të Kosovës. Po sipas këtyre pohimeve, plani parashikohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa si arsyetim është ndërmarrë fakti se Maqedonia ka kaluar në zonën e “Shengenit të Bardhë”, ndërsa Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë në zonën e “Shengenit të Zi” .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›