Traktati i Lisbonës, që dje qeveris BE-në
Bashkimi Europian po feston hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës që, duke filluar nga dje, pra nga 1 dhjetori, do të vendosë rregulla të reja në mënyrën e funksionimit të organizatës më të madhe europiane.
Traktati i Lisbonës, që mban emrin e kryeqytetit të Portugalisë, vendit ku ai u nënshkrua në vitin 2007, ka hyrë në fuqi tetë vjet pasi vendet anëtare të BE-së vendosën që Bashkimit Europian i duhej që të përmirësonte legjitimitetin e demokracisë së tij, si dhe të ishte një institucion vendimmarrës me më shumë fleksibilitet. Që nga ajo kohë, Bashkimi Europian është shtuar edhe me 12 anëtarë të rinj dhe në të jetojnë 500 milionë njerëz. Organizmi ka monedhën e tij, euro, që funksionon në 16 shtete dhe konsideron si sfidën më të madhe çështjen klimatike, efektet e globalizmit dhe daljen nga kriza ekonomike. Rruga deri në ratifikim ka qenë shumë e vështirë për traktatin. Thelbi i traktatit u hartua gjatë një konvente njëvjeçare, e cila u lëvdua për shkak të shumëllojshmërisë së pjesëmarrësve. Në të morën pjesë politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ajo i zhvilloi punimet nën drejtimin e ish-presidentit francez, Valery Giscard d‘Estaing. Por Kushtetuta Europiane që doli në vitin 2005, u rrëzua turpshëm nga vota referendare e francezëve dhe holandezëve në vitin 2005, duke tronditur Brukselin që e hodhi materialin edhe një herë për rishikim. Si përfundim doli Traktati i Lisbonës që përmban shumë nga pikat e projektkushtetutës, por ka hequr disa elementë të rëndësishëm shtetformues, që i përmbante materiali i parë, si një nen të posaçëm për flamurin dhe himnin e organizatës. Ajo që në të vërtetë ndryshoi mes projektkushtetutës dhe Traktatit të Lisbonës nuk ishte përmbajtja, se sa mënyra e paraqitjes. Ajo u përcoll më shumë si një traktat i amenduar, se sa si një Kushtetutë në vetvete. Kjo pasqyron edhe natyrën e Organizatës, e cila përbëhet nga 27 shtete, të cilat duan integrim të mëtejshëm në disa fusha, por edhe mëvetësi gjykimi e vendimmarrje në fusha të tjera. Kundërshtimet dhe vonesat kanë vazhduar edhe pas nënshkrimit të Traktatit. Pengesa më e madhe ishte një tjetër referendum popullor, ai i irlandezëve në qershor të vitit 2008. Por, duket se një vit më vonë, në përsëritjen e kësaj vote, ata me hir, a me pahir, e ndryshuan mendjen dhe votuan pro traktatit. Më pas, pengesë e madhe ishte edhe Presidenti i Çekisë, Vaslav Klaus, një euroskeptik i bindur që e mbajti pezull nënshkrimin e dokumentit, duke kërkuar vazhdimisht ndryshime në projekt. Por edhe ai, një muaj më parë, e nënshkroi. Në traktat përfshihen krijimi i vendit për Presidentin e përhershëm të Këshillit Europian dhe një ministër të politikës së jashtme, që do të drejtojë të gjitha procedurat diplomatike. Këto poste pritet që t‘i japin një nxitje dhe impakt të ri si funksionimit të brendshëm të organizatës, ashtu edhe rolit diplomatik të BE-së në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, këto poste, u janë besuar dy politikanëve me profil të ulët, një belgu dhe një britanikeje. Fjalën e fundit, megjithatë, do ta kenë vetë shtetet që do të duhet të bien në një mendje për çështje të ndryshme dhe kjo do të vazhdojë të jetë sfidë shumë e madhe dhe e rëndësishme. Ndryshimi më i madh është ai i brendshëm, me reduktimin e dukshëm të shteteve anëtare për të përdorur veton dhe me nxitjen e pushtetit të Parlamentit Europian. Parlamentarët kanë më shumë zë dhe kompetencë për të thënë fjalën e tyre për një numër të madh çështjesh, që nga politikat e fermerëve, peshkimit, transportit, fondeve strukturore dhe çështjeve të drejtësisë. Traktati ka pasur dhe ka mbështetës e kritikë të zjarrtë. Admiruesit e tij janë të bindur se ai do ta shndërrojë për mirë funksionimin e brendshëm të BE-së dhe do ta bëjë vendimmarrjen më të lehtë dhe më fleksible. Ndërsa kritikët janë të bindur që në hartimin e traktatit nuk është marrë parasysh deficiti i demokracisë, që do të thotë se qytetarët do të vazhdojnë ta perceptojnë atë si një projekt nga dhe për elitën.