Shkupi ngec me reformat drejt anëtarësimit në BE

Shkup, 10 gusht- Përpos çështjes së pazgjidhur të emrit me Greqinë e cila paraqet pengesë kryesore në rrugën euro-integruese të Maqedonisë, vendi stagnon edhe në plotësimin e reformave të nevojshme për kyçje në familjen evropiane.
Në konkluzionet e arritura nga takimi i amtarëve të Këshillit për stabilizim dhe asocim të mbajtur në Bruksel ku morën pjesë edhe përfaqësues të delegacionit Maqedonas, shkruhet se përparim është arritur në reformat në sektorin e policisë. Sa i përket reformave të tjera në sferën e administratës publike, gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe ata ekonomike Brukseli shënon vërejtje të vazhdueshme për mosplotësimin e tyre.
”Këshilli për stabilizim asocim përsëri ka shënuar vërejtje për mosplotësimin e reformave si dhe para katër viteve. Vetë fakti që të njëjtat tema trajtohen katër vite me radhë flet se nuk ka përparim. Asgjë nuk është duke ndryshuar në plan të reformave kështu që përsëritet mossuksesi i viteve të kaluara”, thotë drejtoresha e Qendrës Maqedonase për Edukim Evropian (QMEE), Lidija Dimova. Ajo theksoi se Brukseli përpos policisë nuk ka lavdëruar asnjë sektor tjetër në të cilin Maqedonia duhet të ecë përpara.
”Brukseli asnjëherë nuk kritikon hapur andaj Qeveria duhet të jetë më syhapur për vërejtët e tyre sidomos në ata më të mëdha që janë në sferën e anti-korrupsionit, gjyqësisë dhe administratës publike”, shtoi Dimova. Duke pasur parasysh incidentin e një korrikut në Kuvend, në konkluzionet e Këshillit për stabilizim dhe asocim shkruhet se ligji për Kuvend nuk implementohet në mënyrë të plotë ndërsa koordinatorët e grupeve parlamentare duhet të vazhdojnë të realizojnë mbledhjet e tyre zyrtare.
BE edhe njëherë e ka potencuar rëndësinë e ekzistimit të dialogut konstruktiv politik mes faktorëve politikë i cili dukshëm mungon. Vërejtje ekzistojnë edhe në mosimplementimin e plotë të marrëveshjes kornizë të Ohrit e cili është themel i kritereve politike dhe pjesë thelbësore e demokracisë në vend.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit BE ka theksuar se nuk ka sukses të madh edhe pse është vendosur korniza ligjore. Ligji për financimin e partive politike edhe pas një viti miratim ende nuk zbatohet për shkak se partitë politike në vend ende nuk kanë dorëzuar raportet e para për gjendjen e tyre financiare.
Analisti politik Mersel Bilalli vlerëson se për këtë gjendje është fajtor kryeministri Nikolla Gruevski i cili ka çuar vendin në një kaos politik.
”Qeveria me këtë kryeministër është në një kaos të vërtetë politik dhe i ngjason një anije që nuk e di se në çfarë drejtimi është duke lundruar. Reformat i ka në retorikën boshe kurse në esencë jo që nuk bën ndryshime por dhe i shton gabimet. Mbetet pas sidomos në sferën e administratës publike, dialogut politik, marrëdhëniet ndëretnike, gjyqësor, kontroll të mediumeve si dhe bën diskriminim të subjekteve ekonomike në kundërshtim me ligjet e tregut”, deklaron Bilalli.
Bilalli është rikthyer në problemin e kontestit të emrit me fqiun jugor dhe ka potencuar vendi nuk do të mund të anëtarësohet në NATO dhe BE pa zgjidhur atë edhe nëse ndodh që reformat të përmbushen deri në fund. Në tetor duhet të publikohet raporti i ri i Komisionit Evropian (KE) për përparimin e Maqedonisë në vitin 2010 ndërsa vendit i mbetet edhe dy muaj për t’i dhënë hov procesit të euro-integrimeve.