Varrezat masivenë Bosnje, kërkimenë liqenin Perucac
SARAJEVë- Riparimi që po i bëhet një dige në Bosnjen lindore, po i lejon ekspertët të kërkojnë në shtratin e zbrazur të liqenit eshtrat e trupave të hedhur atje. Ato janë trupa myslimanësh të Bosnjes, shqiptarësh të Kosovës dhe madje nazistësh gjermanë. Për breza me radhë, forca të ndryshme luftuese i kanë hedhur trupat e viktimave në lumin Drina që ndan Serbinë nga Bosnja.
Javët e fundit, ekspertë mjeko-ligjorë kanë vazhduar kërkimet në liqenin Peruçaç të Drinas, i cili u zbraz nga uji për të bërë riparimin e digës. Ata po zbulojnë eshtra myslimanësh të Bosnjes, shqiptarësh të Kosovës dhe madje edhe nazistësh gjermanë që mbajnë medaljen e kryqit të hekurt. Brenda dy javësh, ekspertët kanë gjetur rreth 50 trupa në një zonë që shtrihet deri në 120 kilometra.
Masoviç, i cili ka drejtuar shumicën e zhvarrimeve në Bosnje, thotë se ai kurrë nuk ka qenë dëshmitar i një operacioni në këto përmasa. Dje një delegacion i gjykatës speciale serbe për krimet e luftës filloi gjithashtu punën për kërkimin e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga forcat serbe gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, trupat e të cilëve janë hedhur në liqen me një kamion frigorifer.
(m.a/News24/BalkanWeb)