E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundesite para Asamblese se Pergjithshme te OKB-se Edona Peci

Autoritetet ne Kosove presin qe ne sesionin e 64-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara te rrumbullakohet procesi, sic thuhet, procedural, qe ka te beje me mendimim keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Pavaresisht dorezimit te nje draft-rezolute kunder shtetesise se Kosoves nga ana e Serbise ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, perfaqesues te Qeverise se Kosoves zotohen se po ndermerren te gjithe hapat e nevojshem qe mbledhja e radhes e ketij organi te perfundoje me nje rezolute te favorshme per Kosoven. Zevendesministrja e Puneve te Jashtme, Vlora Citaku, nuk dha detaje per strategjine vepruese te Kosoves, por shprehu bindjen se permbajtja e rezolutes do te jete pozitive per Prishtinen zyrtare. “Ne ju sigurojme qe po ndermarrim te gjithe hapat dhe te gjitha masat ne koordinim me partneret nderkombetare, qe rezoluta, e cila do te derivoje nga Asambleja e Pergjithshme, te reflektoje dhe te fuqizoje opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise”, tha ajo. Zyrtare te Asamblese se Pergjithshme kane bere te ditur se draft-rezoluta, e cila ne aspektin kohor i dorezohet e para ketij mekanizmi, eshte ajo qe votohet e para. Miratimi eventual i dokumentit, i cili eshte paraqitur i pari, thuhet se nenkupton refuzimin e dokumentit te dyte te dorezuar per te njejten ceshtje, porse gjithcka varet nga parashtruesi. Analisti Driton Lajci tha se shteti serb eshte nje hap perpara Prishtines zyrtare nese merren parasysh keto procedura.
“Zaten, ky ka qene edhe qellimi i Serbise dhe ngutja e Serbise qe, sa me shpejt qe te jete e mundur, te procedoje me draft-rezoluten, sepse duke i ditur procedurat qe i parasheh Asambleja e OKB-se, ajo qe plasohet e para, diskutohet e para. Serbia, nese duhet te beje ndonje leshim, atehere do ta beje ne kuader te kornizes se interesave te veta”, theksoi ai.
Megjithate, deri me tani nuk eshte mohuar mundesia e paraqitjes se nje projekt-rezolute te dyte per Kosoven gjate punimeve te Asamblese, te cilat pritet te nisin me 14 shtator.
Gjasat qe projekt-rezoluta serbe te pesoje ndryshime per shkak te ndikimit te Bashkimit Evropian, Shteteve te Bashkuara dhe shteteve te tjera mbeshtetese te Kosoves, vleresohet te jene reale per Ministrine e Puneve te Jashtme. Citaku nuk perjashtoi mundesine qe te kete dhe nje projekt-rezolute te dyte te paraqitur nga Bashkimi Evropian. “Mundesite ende jane te hapura, nuk ka ndonje vendim definitiv”, u shpreh ajo. Mirepo, Lajci theksoi se ajo qe duhet te beje diplomacia kosovare, tani eshte lobimi te shtetet anetare te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per mosvotimin e draft-rezolutes serbe. “Tash, strategjia dhe dyluftimi me bartesit e rezolutes do te duhej te adresoheshin te lobimi ne BE, te miqte, te partneret, ne menyre qe draft-rezoluta e paraqitur nga Serbia, te mos votohet nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se. Une mendoj se kjo eshte rruga me e mire, me e shpejte dhe me efikase per te ndalur nje rezolute, e cila nuk eshte e favorshme as per Kosoven, as per Bashkimin Evropian, e madje as per vete Serbine e as per Shtetet e Bashkuara te Amerikes”, u shpreh Lajci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›