E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon mbi 1000 numri i viktimave në Bangladesh

Numri i të vdekurve nga aksidenti më i rëndë industrial në Bangladesh ka kaluar 1000, ndërsa skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të gjejnë trupa në rrënoja, transmeton AS njoftimet. Ndërtesa tetë-katëshe Rana Plaza pranë Dakas u rrëzua më 24 prill. Autoritetet thonë se rreth 2.500 njerëz janë plagosur në aksident dhe 2.437 njerëz u shpëtuan.

Operacionet e shpëtimit e rikuperimit mbyllen sot. Rrënojat më pas do të zhvendosen nga buldozerët. Në mëngjes, zyrtarët thanë se një total prej 1.021 trupave ishin nxjerrë nga rrënojat.

Shumë trupa ishin të dekompozuar, por mund të identifikohen nga telefonat celularë në xhepat e tyre. Shumica e viktimave janë gra dhe vajza të reja. Autoritetet janë duke marrë mostra të ADN-së nga viktimat, të cilat mund të përdoren në të ardhmen për kërkesa për kompensim, njoftoi agjencia e lajmeve AFP./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›