Shkurt Bota
Alaskë, hetim për kandidaten për zv.presidente
Prokurori i Përgjithshëm në Alaskë thotë se një grup punonjësish të sektorit publik kanë pranuar të dëshmojnë si pjesë e një hetimi mbi akuzat për abuzim të pushtetit nga ana e kandidates republikane, Sarah Palin. Shtatë zyrtarë kanë refuzuar të dëshmojnë para Këshillit Legjislativ të Alaskës.
Zonja Palin, që është guvernatore e Alaskës po hetohet nëse ka vepruar korrekt kur shkarkoi nga detyra Komisionerin për Fondet Publike.
Ajo mohon pretendimet që thonë se e shkarkoi atë për shkak se Komisioneri nuk pranoi të pushonte nga puna shefin e Policisë të Shtetit që kishte divorcuar motrën e zonjës Palin.
Nuk ka lajme nëse vetë Sarah Palin, ose bashkëshorti i saj tani pranojnë të dëshmojnë për çështjen.
Korrespondentët thonë se ky hetim do ta dëmtonte kandidatin republikan John McCain në javët e fundit të garës presidenciale.
-------------------------------------------------------Kirgistan, tërmet i fortë, rreth 60 viktima
Autoritetet në Kirgistan thonë se 58 vetë kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që shkatërroi më shumë se 100 ndërtesa në jug të vendit.
Ministria për çështjet emergjente tha se punonjësit e shpëtimit ishin ende duke kërkuar për të mbijetuar në rrënoja.
Tërmeti me fuqi 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi vendin ditën e diel dhe u ndje në një zonë të gjerë në mbarë Azinë Qendrore.
Tërmeti u ndje në orën 2152, me orën lokale, me qendër në provincën jugor të Osh.
Shkatërrimet më të madhe ishin në fshatin Nura, me 950 banorë, që ndodhet pranë kufirit të Kirgistanit me Kinën.
----------------------------------------------------------------------------Nobel 2008 në mjekësi u jepet 3 shkencëtarëve europianë
Ata që fituan çmimin Nobel 2008 për mjekësinë kanë qenë tre shkencëtarë europianë, autorë të dy zbulimeve kyçe për shëndetin njerëzor: gjermani Harald zur Hausen, sepse zbuloi që virusi Papilloma shkakton sëmundje tumoriale në organin riprodhues femëror, mitër; dhe francezët Francoise Barrè-Sinoussi dhe Luc Montagnier, për zbulimin evirusit Hiv.
Gjermanit Hausen i takon gjysma e shumës së çmimit ( e barabartë me 1 milion e 22 mijë euro) ndërsa gjysma tjetër do të ndahet mes Barré-Sinoussi dhe Montagnier. Këtë vit zbulimet me çmime Nobel kanë si protagonistë “dy viruse që shkaktojnë sëmundje të rënda tek njerëzit.
-----------------------------------------------------------------Islanda do të mbesë pa akull brenda një shekulli
Alarmi i fundit mbi ngrohjen globale vjen nga Islanda; komisioni mbi ndryshimet klimatike ka bërë të ditur se akujt që ndodhen në këtë vend do të shkrijnë të gjithë brenda shekullit të ardhshëm. Tani për tani Islanda po gëzon disa efekte pozitive të këtij fenomeni, duke arritur të kultivojë grurë për herë të parë, por nëse nuk do të merren masa të menjëhershme, pasojat do të jenë tragjike për të gjithë, pasi akujt e shkrirë influencojnë në ngritjen e niveleve të deteve, gjë që mund të ketë një efekt katastrofik për qytetet bregdetare të të gjithë botës.
Akulli është pakësuar shumë, momentalisht mbulon një sipërfaqe prej 8 mijë kilometër katror dhe arrin deri në 900 metër trashësi. Sipas shkencëtarëve, akulli po shkrin me shpejtësinë e një metri në vit, por procesi mund të përshpejtohet nëse nuk merren masa të menjëhershme.
------------------------------------------------------------------------Dubai shpall ndërtimin e ndërtesës më të lartë në botë
Autoritetet e Dubait, kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë shpallur projektin për ndërtimin e ndërtesës më të lartë të botës; bëhet fjalë për një gradaçelë, e cila do të shtrihet në një lartësi më të madhe se 10 fusha futbolli amerikane, diçka më shumë se një kilometër. Ndërtimi i kullës i është besuar shoqërisë Nakheel. Koha e parashikuar për t’u realizuar vepra është 10 vjet. Kulla do të shtrihet mes dy ishujve artificialë në formë palmash. Projekti përfshin një port të brendshëm dhe mbi 40 kulla me nga 90 kate secila. Gradaçela e re do të kalojë për nga gjatësia kullën Burj Dubai, e cila aktualisht është duke u ndërtuar dhe do të ketë një gjatësi prej 688 metër dhe 160 kate.