Sekuestrohen 50 koli cigare kontrabandë
SHKODËR- Efektivë të komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe, gjatë një operacioni të organizuar ditën e hënëkanë arritur që të sekuestrojne 50 koli cigare kontrabandë të llojeve të ndryshme, si dhe një furgon ngjyrë blu me targë SH 6870C. Drejtuesi imjetit që po transportonte cigaret kontrabandë është larguar në drejtim të paditur, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë forca të policisë. Mësohet se drejtuesi imjetit, në qendër të qytetit të Koplikut, refuzoi të ndalojë pas shenjës së dhënë nga policët në postbllok dhe mori drejtimin për në zonën e Shkrelit. Në afërsi të fshatit Zagorë, ai braktisi mjetin dhe u largua në drejtim të paditur.