Vrau për gjakmarrje, pranon akuzën
SEANCASHKODËR – Nis nën masa të rrepta sigurie procesi gjyqësor në ngarkim të Pjetër Drezaj. 23-vjeçariakuzohet për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje. Përpara se të niste seanca, agjentët e policisë kontrolluan njerëzit që u futën për të ndjekur procesin gjyqësor, veçanërisht të afërm të viktimës. Sipas policisë, kishte informacion se në gjyq do të tentonin të hynin njerëz të armatosur, që mund të qëllonin të pandehurin. Avokati mbrojtës i 23-vjeçarit nga Dukagjini, me banim në Mamurras, kërkoi gjykim të shkurtuar para trupit gjykues për klientin e tij, kërkesë që u pranua nga gjykata. I pandehuri e pranoi autorësinë e krimit dhe trupi gjykues i kërkoi prokurorit të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Drezaj akuzohet për vrasjen e Ndue Pishës. Ngjarja për të cilën gjykohet 23-vjeçari u zhvillua më 16 mars të këtij viti, rreth orës 11:45, 50 metra larg konviktit të Universitetit të Shkodrës. Ndue Pisha ka qenë me gjithë familjen, por gjakësi ka pritur largimin e gruas dhe dy fëmijëve për të marrë hakun dhe për të rifilluar pas 10 vjetësh një gjakmarrje midis fisit Drezaj dhe Pisha.