E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza për familjarizëm në ambasada

Me akuzua e kundër akuza është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme e Kuvendit të Kosovës.

Deri sa ministri i punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka raportuar lidhur me aktivitete e MPJ-së. Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme, Albin Kurti ka akuzuar ministrin Hoxha për familjarizim nëpër ambasadat, duke ia përmendur kështu disa emra ministrit Hoxha.

Por, anëtari më i ri i Komisionit nga radhët e PDK-së, Berat Buzhala, ka kërkuar nga Kurti, që të jetë më transparent kur përmend emra të punësuarve në ambasada. Ai ka kërkuar nga Kurti që mos të harron pa përmendur edhe emrat e Urtak dhe Muhamet Hamitin. Deri sa deputeti i PDK-së, ka përmendur këta emra në prezencën e bashkëfamiljarit të tyre, Sabri Hamitit, ish kreu i MPJ-së, Skënder Hyseni e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit.

Ndërkohë, Enver Hoxhaj ka folur edhe rreth njohjeve të reja. Ai ka premtuar se brenda tre muajve Kosovën do ta njohin 5 deri në 7 shtete.

Ai po ashtu ka thënë se i dinë edhe datat se kur do t’i vijnë shtetit të Kosovës këto njohje, megjithatë nuk ka dashur të tregojë.

E, ministrit Hoxha nga anëtaret e Komisionit i janë bërë rreth 70 pyetje. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›