E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtimet e buxhetit/ Bode garanton rritje ekonomike e borxh te kontrolluar

Shkurtimi i buxheti të shtetit me një vlerë prej 18.3 miliardë lekë, i miratuar sot në parim nga Kuvendit i Shqipërisë, nuk cenon rritjen ekonomike dhe nuk vë në rrezik rritjen e borxhit. Ministri i Financave, Ridvan Bode i ftuar në studion e ABC News nga gazetarja, Juli Xhokaxhi, ka dhënë garanci se rritja ekonomike do të jetë sipas parashikimeve, në masën 5 % dhe se borxhi nuk do të rritet, pasi do të jetë i kontrolluar nga qeveria.

Ministri Financave tha se shkurtimi i buxheti, është një praktik që bëhet çdo vit dhe se shkurtimet e këtij viti nuk do të prekin investimet në sektorë të rëndësishëm. Bode tha se

Kërkohet një adoptim i buxhetit 2011 në kushtet e një tregu të brendshëm që është në një moment ristrukturimi. Por ai tha se për vitin 2011, rritja e tremujorit të parë është pozitive. Bode tha se ne bëmë një shkurtim me rreth 4.5%, apo 18.3 miliardë lekë. Nga ana tjetër ai siguroi mbajtjen e borxhit të brendshëm nën kontrolli, i cili aktualisht është në masën 60%.

Sipas ministrit Bode, niveli i inflacionit është nën 4%. Ministri Bode tha se qeveria nuk ka prekur nga këto shkurtime me fondin për rritjen e pensioneve dhe pagave, të cilat si çdo 6 mujor të dytë të vitit do të rriten edhe në 2011.

Bode garantoi se Shqipëria ka një sistem likuid dhe s’priten të papritura. Ai tha ndër të tjera se procesi i amnistisë fiskale ka ecën pozitivisht.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›