Shqipëria në kërkim të markave të mëdha
Nga Ivan Castan Freeman, Just Style
Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për të tërhequr bizneset e markave evropiane, që janë trembur nga situata e paqëndrueshme në disa vende afrikane dhe në Lindjen e Mesme.
Flamur Hoxha, drejtor i Dhomës së Industrisë Tekstile, thotë se pasiguritë në këto vende e kanë vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion ideal për të bërë rroba të cilësisë së lartë me një çmim të ulët.
Ne po shohim një rritje të markave italiane e franceze që po kërkojnë të zhvendosen nga Afrika e Veriut në Shqipëri, thotë Hoxha, që drejton kompaninë Kler, e cila bën këmisha duke punësuar 300 persona e duke prodhuar 600 mijë njësi në vit.
Si Kler janë edhe 400 sipërmarrje të tjera në Shqipëri që prodhojnë të brendshme, xhaketa, pallto, me klientë në Itali, Greqi e Gjermani.
Sipas Hoxhës, produktet shqiptare janë më të mira për shkak se kostot e punës variojnë nga 0.06 deri në 0.07 euro në minutë dhe paga mesatare është 250 euro.
Shumica e punonjësve janë gra të reja pasi vendi ka një popullsi me 47 përqind nën moshën 5 vjeç.
Aktualisht, sektori i tekstileve dhe veshjeve përbën 40 përqind të eksporteve shqiptare, duke punësuar 100 mijë njerëzve, thuajse gjysmën e të gjithë të punësuarve në sektorin privat.
Është një nga të paktët aktivitete që sjell euro në vend dhe qeveria nuk po na mbështet, ankohet Lindita Legisi, që drejton një dyqan të vogël tekstilesh Omega, që prodhon të brendshme për Sixty, Liu Jo, Koça e Alessandrino mes të tjerash.
Ajo thotë se shteti duhet ti ndihmojë me kredi të buta dhe të mundohet me anë të marrëveshjeve bilaterale që të heqë taksën 12 përqind për produktet jo- evropiane që hyjnë në Europë.
Me pak para mund të krijosh shumë vende pune. Qeveria duhet të mbështesë këtë sektor që të ndihmojë në uljen e papunësisë, e cila sipas qeverisë është 12.5 përqind.