Kualifikohet Vllaznia pas barazimit 1-1 ndaj Birkirkaras
Vllaznia kalon Birkirkaran dhe do të luaj në turin e dytë të Europa Ligë. Takimi i luajtur në Shkodër mbyllet në barazim 1-1 dhe pas fitores në ndeshjen e parë ekipi i Mirel Josës ka të drejtën për t’u ndeshur me zvicerianët e Tunit në raundin e ardhshëm.
Ashtu si në Maltë, ndeshja e luajtura në “Loro Boriçi” nisi me gol nga ana e shkodranëve. Në ishullin mesdhetar shënoi Xhevair Sukaj, pas dy minutash lojë, ndërsa këtë herë është një tjetër talent i rritur te moshat e Vllaznisë, Armando Vajushi ai që tund rrjetën. Eshtë minuta e katërt dhe Vllaznia kryeson 1-0. Por kalojnë më pak se dhjetë minuta dhe miqtë maltezë barazojnë me anë të sulmuesit David Silva.
Me rezultatin 1-1 mbyllet pjesa e parë dhe kjo e mban në ankth publikun shkodran. Në pjesën e dytë, Vllaznia rrezikon seriozisht ta pësojë. Tifozët shkodranë kontestojnë lojën e të besuarve të Josës.
Makthi shtohet në minutat e fundit, sepse Vllaznia tregonjë shenja lodhje. Edhe atëherë kur ka mundësinë për të goditur, individualizmi i tepërt tregohet i dëmshëm. Gjithsesi, Vllaznia ia hedh paq dhe vazhdon ëndërrën europian, por ndaj Tunit duhet një paraqitje krejtësisht ndryshe për të shpresuar.