E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurtimet nga puna, nëpunësit kanë lajmëruar javë protestash në Greqi

PROTESTAGreqi- E hëna dhe java në vazhdim pritet që në Greqi të jetë një situatë e nxehtë politike pasi nënpunësit e administratës civile dhe lokale kanë protestuar fort kundër masave për pushimet nga puna që ka shpallur qeveria e kryeministrit Samaras.

Mësohet se për tre ditë rrjesht të gjitha bashkitë e vendit do të jenë të mbyllura. Te martën është parashikuar një grevë 24-orëshe e mjekëve dhe infermierëve të spitaleve publike. Ndërsa pritet që nga greva e punnjësve të komunales rrugët e Greqisëtë jenë sërisht të mbushura nga mbeturinat.

Sakaq edhe sindikatat e nënpunësve të sektorit privat dhe atij shtetëror do ti bashkohen grevës së nëpunësve civilë. Në një deklaratë të përbashkët ata kanë theksuar se ndërhyrjet e reja të qeverisë në të drejtat e punonjësve, teksa nënvizohet se bëhen në një kohë që papunësia po merr sipas tyre përmasa tragjike, taksat e reja, mbylljet e bizneseve dhe shumë vendime  të tjera, sipas tyre kanë shkelur kufijtë e demokracisë.

Dorëheqjet e disa prej kryetarëve të bashkive që kundërshtojnë masat antikrizë të qeverisë aktuale janë parë me shqetesim nga kjo e fundit.

Ndërsa vendimi që ka shkaktuar deri edhe reagimin e Kishës Greke, është ai për hapjen e të gjitha dyqaneve të gjitha të dielat e vitit. Mitropoliti i Pireut ka paralajmëruar deputetët që do ta votojnë këtë masë që sipas tij kundqrshton ligjin e Zotit, të mos shkelin më në asnjë kishë gjatë meshave të së dielës.

Sondazhi i gazetetës Ependitis thekson se 50% e të anketurve nuk është dakord me reduktimin e mëtejshëm të administrates, ndërsa rritet në 26% numri i grekëve që duan ritkthimin tek dhrahmia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›