Snowden ka informata që mund të bëhen ankthi më i keq i SHBA-ve
SHBA- ‘Edward Snowden ka informata të cilat mund të bëhen ankthi më i keq ndonjëherë i Shteteve të Bashkuara nëse publikohen’.
Kështu ka deklaruar Glenn Greenwald, gazetar i The Guardian i cili ishte i pari që publikoi dokumentet e Snowden.
Në një intervistë ai ka thënë se Snowden ka mjaft informata që ti shkaktoj dëme të mëdha qeverisë së Shteteve të Bashkuara vetëm një minutë, një gjë që askush ska mundur kurrë ta bëjë.
Teksa ka folur për gazetën argjentinase La Nacion, gazetari Greenwald ka shtuar gjithashtu se i arratisuri i SHBA-ve, Snowden ka vendosur që të zbulojë disa informata të cilat mund ta dëmtojnë Washingtonin.
Snowden, është duke qëndruar në zonën neutrale të aeroportit të Moskës për tri javë rresht, ndërsa ka thënë të premten se do të kërkoj azil në Rusi. Shtetet e Bashkuara duan ta gjykojnë atë për spiunim.