E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtohet buxheti per pagesat e mesuesve

Drejtoria arsimore mbledhje me kreret e shkollave Bashkoni klasat mesuesit te perballojne mbingarkesen

Klasat me 35 nxenes do te jene ne prioritetet e arsimit per vitet e ardhshme pasi per kete vit zbatimi i kesaj iniciative nuk mund te perballohet. Dje ne drejtorine arsimore jane therritur drejtuesit e shkollave ne Tirane. Udhezimi per ta ka qene bashkimi i klasave dhe perballimi i oreve te mesimit nga arsimtaret qe kane kontrate te perhershme si punonjes ne arsim. Udhezimi dhe diskutimet brenda mbledhjes u jane referuar edhe mesuesve. Sipas punonjesve te Drejtorise Arsimore Tirane ka disa probleme te cilat nuk e lejojne zbatimin e urdhrit per moskalimin e 35 nxenesve per klase. E para eshte mospasja e kapaciteteve te arsimtareve per te perballuar klasat oret e mesimit shkurtimi i fondeve per pagesat e arsimtareve si dhe mbetet evazive perqindja e mesuesve te cilet do te largohen me leje lindjeje jane te semure apo kane probleme te perkohshme paaftesie. Ne vitin 2005 drejtoria arsimore kishte te kontraktuar 5 mije mesues. Kontrata e tyre ishte definitive dhe kolektive. Rregullat per marrjen ne pune te mesuesve te rinj te dispozicionit jane te tilla qe konkurrentet duhet te kapercejne disa faza perzgjedhese.

Konkurrimi

Perzgjedhja e mesuesve te realizohet nepermjet dorezimit te dokumentacionit testimit me shkrim dhe me goje. Sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi sistemi arsimor eshte i depolitizuar por mesuesit e larguar nga puna kane hedhur dyshime per zbatimin e marreveshjes PD-LSI edhe ne sektorin e arsimit. Per shkak te shkurtimit te buxhetit dhe mosberjes transparente te perqindjes se mesuesve qe nevojiten per te qene ne dispozicion arsimtaret ne protestat e ardhshme do te kerkojne berjen transparente te dokumentacionit perzgjedhes per mesuesit e punesuar transparence per arsyet e levizjeve ne rangje drejtuese por edhe staf mesimor. Do te kerkohet nga Drejtoria Arsimore Tirane numri i klasave te formuara per cdo vit numri i nxenesve dhe oret e mesimit. Ne baze te kesaj formule secili mund te gjeje ne menyre te thjeshte se sa mesues duhet te japin mesim ne institucionet e arsimit parashkollor. Nga ana tjeter sipas rrjetit te te dhenave mesuesit ne baze te kritereve te vleresimit ne disa faza jane te renditur nga me te kualifikuarit te me pak te kualifikuarit. Ky rrjet te dhenash ndihmon per zevendesime punesime apo nenshkrime kontratash te reja.

Dispozicioni

Dhjetera mesues jane larguar dje ne diten e fundit te javes se pare te vitit shkollor. Ata madje jane nxjerre nga klasa ne mes te ores se mesimit. Per keta arsimtare nuk ka pasur as paralajmerim as lajmerim as sugjerim per te kerkuar per pune ne sektorin privat apo ne sektore te tjere.
Nisur nga kjo mesuesit e revoltuar kane kerkuar takim ne Ministrine e Arsimit me njerin prej perfaqesuesve te ketij dikasteri.

Sakaq ne ditet ne vazhdim mesuesit ne menyre te organizuar do te kerkojne rrjetin e te dhenave dhe publikimin e transparences per nje liste ceshtjesh edhe nga Sindikata e Arsimit. Ne vitin 2005 arsimtaret bene lobin per te pasur status pothuajse me punonjesit e administrates civile...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›