Tirana me nje shkolle te re anonime
Pakkush e di por rreth 1 mije femije jane nxenes te nje shkolle pa emer. Kur ata i pyesin se ku mesojne pergjigjja eshte ne nje shkolle te re ne periferi. Kjo shkolle eshte ende pa emer ende e painauguruar dhe njekohesisht me kushte te pershtatshme per te zhvilluar mesim edhe ne temperatura te uleta. Kjo shkolle ndodhet ne periferi te shinat e trenit mbi shkollen 9-vjecare Bajram Curri. Rritja e popullsise por edhe zgjerimi i Tiranes ben qe ndertimi i shkollave dhe ambienteve te reja te jete kerkese e kohes. Ky institucion sipas bashkise do te inaugurohet shume shpejt. Jane te diskutueshme disa emra por pagezimin e shkolles e ka kompetence vetem keshilli bashkiak i cili ka me shume se dy muaj qe nuk mblidhet dhe ende nuk ka miratuar vendime te rendesishme e madje edhe detajet e planit urbanistik te Tiranes.
RehabilitimetMe nisjen e vitit shkollor ndermarrja e puneve te qytetit ka bere nje permbledhje te punes se saj per sigurimin dhe permiresimin e kushteve ne shkolla per te gjithe nxenesit kryeqytetas. Sipas Irfan Hysollit drejtorit te kesaj ndermarrjeje kane mbetur shume pak shkolla pa sistem te pergjithshem ngrohjeje. Per pjesen e institucioneve qe jane rehabilituar mund te thuhet se jane te gjitha me kushte te mira dhe permbushin te gjithe parametrat per ti garantuar prinderit se femijet e tyre kane nje ambient te paster te ngrohte dhe te mbrojtur ne shkolla. Sipas raportit te drejtorise nr. 3 te punetoreve te qytetit jane perfunduar lyerjet e mjediseve te brendshme ne 38 shkolla te mesme 9-vjecare. Jane perfunduar lyerjet e fasadave me rreth 20 metra katrore. Jane riparuar 2300 karrige dhe tavolina 140 dyer prej druri dhe duralumini. Jane kryer punime hidroizolim tarrace sipas prokurimit lsquoMirembajtja e thelle e disa objekteve arsimore te qytetit. Sakaq problematike per shkak te furnizimit me uje per shkak te mosperfshirjes ne nje proces rehabilitimi per nje kohe te gjate jane pese shkolla te Tiranes. Drejtoria e punetoreve te qytetit ka sqaruar se keto shkolla jane sistemuar ne menyren me te mire te mundshme por ne planet e aferta te bashkise keto institucione do te perfshihen ne rehabilitime dhe rikonstruksione njesoj si ne gjimnazin e inauguruar dje Petro Nini Luarasi.
Inspektimi i higjienesNe raportin e inspektimit te Drejtorise se Higjienes probleme infrastrukture dhe higjiene rezulton te kete edhe Mihal Grameno Osman Myderizi Siri Kodra Vasil Shanto dhe Kongresi i Lushnjes. Ndersa Ahmet Gashi eshte nje nga shkollat me problematike per sa i takon permbushjes se kushteve te higjienes. Sipas inspektoreve keto shkolla kane marre paralajmerime per permiresimin e kushteve ne te kundert do te merren masa me te rrepta deri ne mbyllje te institucionit.