Shlyerje te plote te fondeve per projektet rajonale te realizuara ne masen 90-100 perqind
Nen drejtimin e kryeministrit Sali Berisha eshte zhvilluar dje mbledhja e Komitetit te Zhvillimit te Rajoneve ku u percaktuan projektet qe do te mbeshteten me fondet e mbetura per rajonet. Kryeministri theksoi se me fondet disponibel do te shlyhen te gjitha detyrimet e projekteve qe kane perfunduar 100 numri i te cilave shkon ne 51 projekte. Nderkohe eshte menduar te shlyhen 100 edhe te gjitha projektet qe kane perfunduar ne masen 90 te punimeve. Me tej kryeministri u ndal dhe ne projektet e reja per sistemimin dhe asfaltimin e rruges se fshatit Kuc komuna Guri i Zi sistemimi dhe asfaltimin e rruges se fshatit Vukatane komuna Guri i Zi si dhe nje rruge ne Komunen e Farkes qe lidh nje zone te Farkes me rrugen kombetare. Jane per tu miratuar sot dhe fondet te cilat levrohen nga PNUD gjithsej 2.2 milion euro i vene ne dispozicion nga projekti i PNUD Mbeshtetje e Integruar per Decentralizimin i cili akordohet per financimin e projekteve ne kater qarqe Kukes Diber Elbasan dhe Berat. Keto jane per vitin 2011 por duhet te miratohen sot ne kete mbledhje- tha kryeministri. Nga shuma totale me keto nderhyrje ka theksuar me tej kryeministri kane mbetur manget 40 milion leke te cilat do te gjenden ose nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave ose do te merren nga ministrite e linjes per ti kaluar Fondit te Zhvillimit te Rajoneve. Ne teresi kjo praktike ka qene e dobishme ka perjashtuar cdo lloj forme diskriminimi ka pasur reagime fillestare qe kane menduar se u diskriminuan por pastaj u eshte faktuar se e kane pasur teresish gabim sepse nuk eshte diskriminuar askush se jane disbursuar parate mbi bazen e perqindjes se punimeve qe kane bere - ka perfunduar kryeministri.