E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmanget vdekja ne stadiumin e Shkodres

Një tragjedi thuajse ndodhi në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Futbollisti nigerian Kendi Ouoje i Tomorit humbi ndjenjat në një përplasje me kosovarin e Vllaznisë Ilir Nallbani dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor shkodran që ai të shpëtonte nga më e keqja.
Ishte minuta e 36-të kur ndodhi përplasja dhe shpejtësia e reagimit të stafit të Vllaznisë ishte e madhe. Mjeku Çoba, fizioterapisti Haxhaja dhe masazhatori Mesi ishin vendimtarë bashkë me mjekun e Tomorit.
Sezonin e kaluar, po në Shkodër pati momente paniku kur futbollisti Dimo i Bylisit pati një ndodhi të ngjashme dhe gjithashtu u shpëtua me urgjencë.
Ndeshjen e javës së 20-të të Superligës e fitoi Vllaznia 2-1, rezultat që vulos zbritjen e Tomorit në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›