E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmangia e incidenteve ne fushate kryefjale e mbledhjes se qeverise

Shmangia e incidenteve në fushatën zgjedhore, për më tepër atyre banale për flamujt e partive, ka qenë kryefjalë e kryeministrit Berisha edhe në mbledhjen e qeverisë për këtë javë.

Kryeministri përmendi zgjedhjet e lira si fitoren më të madhe për Shqipërinë apsirante për t’u integruar në BE, si përfitimin personal e kombëtar të çdo shqiptari, siç theksoi ai.

Kreu i qeverisë trajtoi në këtë mbledhje edhe çështjen e mbjelljes së ullinjve, duke eliminuar disa praktika, burokratike, sikundër tha zoti Berisha nga ministria e Bujqësisë dhe Drejtësisë, në mbështetje të mbjelljes dhe subvencionimin të tyre edhe në kullota, duke u shprehur kështu në favor të krijimit të pyjeve ullishte.

Kreu i qeverisë preku dhe një herë ligjin e amnistisë, duke mos e quajtur një kapitull përfundimisht të mbyllur faktin që amnistia e refuzuar nga opozita të jetë sërish objekt diskutimi në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›