Berisha Motoja jone - Vora hyrja moderne e Tiranes
Në vijim të prezantimit të kandidatëve të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Kryeministri Berisha u ndal sot pasdite në bashkinë e Vorës ku shprehu mbështetjen për kandidatin për kryetar të kësaj bashkie, Fiqiri Ismaili.
Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e kësaj bashkie i kanë dhënë Partisë Demokratike në vite, si dhe vlerësoi kandidaturën e Ismailit si një nga menaxherët më të zotë në vend. Kryeministri vlerësoi, gjithashtu, ndihmën që kjo bashki u jep njerëzve në nevojë, krahas ndihmës që jep për ta qeveria.
Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e tij se do të mbështesë e do të financojë çdo projekt për asfaltimin anekënd të çdo rruge e rrugice të bashkisë së Vorës, për ujë 24 orë, për shkollat më të mira për fëmijët e kësaj bashkie, për kopshtet më të mira, për punësimin dhe investimet në këtë bashki.
“Sot ne jemi një vend krejt tjerët, Vora është një qytet krejt tjetër. Sot ne mblidhemi në këtë shesh si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s, mblidhemi si qytetarë që lëvizin të lirë në mbarë Europën, mblidhemi si një vend me një ekonomi entuziaste e që kryeson rritjen ekonomike të Europës në kohën e kulmit të krizës financiare, mblidhemi pasi kemi dyfishuar e mbidyfishuar rrogën mesatare në Shqipëri, mblidhemi pasi kemi mbidyfishuar ndihmën ekonomike për qytetarët tanë”, tha Berisha.
Duke shtuar më tej se katër vitet që shkuan, qeveria ka investuar në bashkinë e Vorës 50 herë më shumë se sa qeveria socialiste në tetë vite.
“Ne kemi investuar 20 milionë euro, kundrejt 400 mijë euro që investoi Partia Socialiste gjatë në tetë viteve të saj në pushtet. Vora, hyrja moderne e Tiranës” është dhe do të jetë motoja jonë. Do të investojmë për Pallatin e Kulturës, për sportin, për çdo fushë tjetër në këtë qytet.
Kjo është alternativa jonë, alternativa me të cilën ne duam të ndryshojmë çdo ditë jetën tonë, alternativa me të cilën ne vendosim në epiqendër mundin tuaj, djersën tuaj, hallet tuaja, dertet tuaja, vizionin tuaj, përkushtimin tuaj.
Me këtë alternativë ne do të ndërtojmë Vorën e zhvilluar, Tiranën e zhvilluar, Shqipërinë e zhvilluar.
Krahas kësaj alternative është dhe alternativa tjetër, alternativa e rrugës së vetme apo alternativa “Fajin e ka Saliu”, përfundoi fjalën e tij Berisha.