Shnajder mungon ndaj Trabzonsporit

Uesli Shnajder është problemi më i madh i Interit në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Trabzonsporit.
Mesfushori holandez pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes miqësore me Gjermaninë duke bërë që ai të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 2-3 javë që do të thotë se nuk do të luajë ndaj Tabzonsporit.
Kjo situatë nuk është pritur mirë as nga Ranieri dhe as nga drejtuesit e Interit. Shnajder në ndeshjen me Gjermaninë luajti edhe pasi ndjeu një problem në pulpën e këmbës së djathtë duke e menduar të parëndësishme. Por rezultoi e kundërta dhe Ranieri tani duhet të mendojë për krijimin e një skeme loje pa Shnajder kundër Trabzonsporit.
Trajneri italian ka shumë mundësi që ndaj turqve të aktivizojë Kutinjon, ndërkohë që Stankovic mund të luajë në një pozicion më të avancuar. Në mbrojtje u rikthyen Lusio dhe Nagatomo, ndërsa sulmi mund t’i besohet Diego Militos dhe Mauro Zárates, me këtë të fundit që u bashkua me vonesë me skuadrën pasi kishte harruar pasaportën në shtëpi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli PSG, Leonardo: Besojmë tek trajneri
Humbja me Nansì në kampionat 1-0 nuk i ka shqetësuar shumë drejtuesit e PSG. Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo largoi cdo hije dyshimi në drejtim të skuadrës duke konfirmuar besimin ndaj trajnerit Antuan Kombuarè. Del Piero: Vuaj kur qëndroj në stol
Alessandro Del Piero është shprehur i kënaqur për momentin që po kalon Juventusi në Serinë A (është në krye të renditjes me një ndeshje më pak), por jo dhe aq në aspektin personal. Barcelona, Iniesta do të mungojë ndaj Milanit
Andres Iniesta, mesfushori spajnoll i Barcelonës, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Milanit në San Siro për shkak të një problemi në kofshën e majtë. Van Basten lavdëron Barcelonën
“Kjo Barcelonë ka disa herë më shumë cilësi se Milani i Sacchi-t, por ne ishim më të fortë fizikisht”. Kështu është shprehur Marco Van Basten, ylli i madh i Milanit të fillimviteve ’90 dhe idhulli i tifozëve kuqezinj.
Beckham fiton MLS me Los Angeles Galaxy
Los Angeles Galaxy ka arritur të fitojë kampionatin amerikan të futbollit të njohur ndryshe si Major League Soccer. David Beckham arrin kështu të fitojë titullin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ku luan futboll që nga viti 2007.
Lajmet kryesore
Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi