E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndet pa probleme, ushqimet që largojnë sëmundjet

Ajo që këshillohet me të madhe, është pirja e ujit më shumë se tetë gota në ditë. Njerëzit kanë nevojë për shumë më shumë ujë sesa pinë në realitet

Të gjithë e dimë se për të përmirësuar shëndetin ne duhet të pimë shumë ujë, të hamë më shumë fruta dhe perime dhe të ushtrojmë, por përveç kësaj pak thuhet më tutje. Por shumë pak nga ne dimë sa duhet të hamë fruta, perime apo të ushqemi me produkte të ndryshme. Për këtë një miniguidë se çfarë duhet dhe nuk duhet të hamë është më mirë ta dimë, në mënyrë që të mbrojmë edhe shëndetin tonë.

Uji

Ajo që këshillohet me të madhe është pirja e ujit më shumë se tetë gota në ditë. Njerëzit kanë nevojë për shumë më shumë ujë sesa pinë në realitet. Nëse peshon më shumë sesa 60 kilogramë apo ushtron rregullisht (nga dy orë e gjysmë në javë) juve ju duhet më shumë se sa 8 gota ujë në ditë. Për të gjetur sasinë e mjaftueshme të ujit që ju duhet pirë atëherë formula është kjo (pesha juaj: 30.5 = sasia e litrave te ujit ë ditë). OK, të themi se peshoni 90 kilogramë, kur pjesëtojmë 90 me 30.5 atëherë del se duhet pirë 3.27 litra ujë në ditë (rrumbullak 3.3). Duke marrë parasysh se një gotë mesatarisht nxë 0.3 litra (300 mililitra) ujë atëherë del se personi i cili ka 90 kilogram duhet pirë 11 gota ujë në ditë.

Fruta

Sigurisht se ke dëgjuar edhe për këtë se duhet të hani fruta dhe perime që të jeni më të shëndetshëm, por sa? Në botën e shërbimit gjysmë filxhani me lëng frutash është e barabartë me një mollë të plotë ose banane, portokall, pjeshkë, domate e kështu me radhë (Gjysmë filxhani = një mollë). Kur themi se duhet të hani dy filxhan atëherë kjo përkthehet shembull në dy mollë dhe dy banane. Ky ishte vetëm shembull sepse ju mund të zgjidhni shembull dy portokaj dhe një mollë e një banane.

Bio

Pesticidet nuk mund të depërtojnë lëkurën e trashë të disa frutave dhe perimeve. Sipas Grupit Punues Ambiental, 12 frutat dhe perimet në vijim më së shumti të kontaminuara me pesticide janë pjeshkat, mollët, specat zile, selino, nektarinat, luleshtrydhet, qershitë, lakra jeshile, marule, rrushi (i importuar), karotat dhe dardhat. Këto mund t’i kërkoni të jenë organike, kurse të tjerat mund t’i blini edhe si joorganike.

Kaloritë

Sigurisht se ju mund të filloni të konsumoni 1200 kalori në ditë për disa muaj dhe kështu të humbni peshë, por sapo të filloni të shtoni sasinë, themi 1600 kalori në ditë, ju do të filloni të shtoni peshë. Që kjo të mos ndodhë, atëherë imagjino peshën që dëshiron të kesh dhe shumëzo atë me 22. Themi se dëshiron të kesh dhe mbash peshën e 75 kilogramëve, shumëzo 75kg me 22, atëherë del se ju për të mbajtur këtë peshë duhet të konsumoni 1738 (1750) kalori në ditë. Kini parasysh se nëse ushtroni atëherë mund të konsumoni edhe pak më shumë për ato që djeg gjatë ushtrimeve.

Aktiviteti

Departamenti Amerikan për Shëndet dhe Shërbime Njerëzore rekomandon që njeriu të bëjë në javë së paku dy orë e 30 minuta ushtrime aerobike (si ecje të shpejtë apo notim) ose një orë e 15 minuta të aktivitetit aerobik të vështirë (si vrapimi apo çiklizmi) dhe mundësisht këto orë të shpërndahen gjatë javës. Mundohu të bësh 30 minuta aktivitet çdo ditë, por nëse nuk ia del, atëherë mjafton një orë ushtrime kardio (si vrapimi) dhe dy sesione të trajnimit me pesha dy herë në javë. Gjithashtu, mos harro se kur ushtroni ju nuk po ushtroni që vetëm të mbani peshën e dëshiruar por gjithashtu që të shmangni sëmundjet. Mundi juaj mund të ju shpërblej që të mos keni kancer, diabet dhe sëmundje zemre.

Qumësht-çokollatë

Jo, nuk po themi që të pini menjëherë pas ushtrimeve. Prisni deri sa të ketë pushuar stomaku e më pas pini. Dhe ju tregoj pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas ushtrimeve, uji që pini gjatë ushtrimeve zëvendëson djersën që derdhni, kurse qumështi me çokollatë ofron karbohidrate, proteina, kalcium dhe pak krip dhe sheqer, të cilat në mënyrë të përsosur plotësojnë muskujt e lodhur pas një vrapimi të gjatë e të mundimshëm, pas një noti ose çiklizmi. Me fjalë të tjera çokollata me qumësht është ujë e shumë më shumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›