Në treg ilaçi i përjetësisë

Shkencëtari rus në Universitetin Shtetëror të Moskës tha se veprimi i kësaj pilule për ndalimin e efekteve të dëmshme të plakjes shkon në qelizat e trupit.
Kjo mund të tingëllojë si fantazi shkencore, por studiuesit besojnë se ata kanë zbuluar 'Grail Holy' - një pilulë antiplakje, që do të shtojë dekada të jetës sonë.
Për më tepër, krijuesi, profesori Vladimir Skulachev tha se kjo pilulë do të jetë në dispozicion të publikut brenda dy viteve.
Shkencëtari rus në Universitetin Shtetëror të Moskës tha se veprimi i kësaj pilule për ndalimin e efekteve të dëmshme të plakjes shkon në qelizat e trupit. Kjo do të largoj sëmundje të rrezikshme të lidhura me moshën duke shtuar vite në jetën tonë.
Ëndrra e jetës së përjetshme ka qenë e thurur në mitet e shumta për mijëra vjet. Sipas legjendës, Grali i Shenjtë - një kupë që është përdorur gjoja nga Jezusi në Darkën e Fundit - do t'i jepte pavdekësi kushdo që do tëe pinte nga kjo kupë.
Por ndërsa shumë mund të jenë skeptikë dhe të çuditur, pohon rusi 69-vjeçar, zbulimi i tij është mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare shkencore, përfshirë edhe fituesin e çmimit "Nobel", dr. Gunter Blobel.
Dr Blobel nga University Rockefeller tha: "Ky ilaç ka treguar se shkatërron shumë oksidantë që ndodhen në organizëm, oksidantë përgjegjës për shkatërrimin e qelizave njerëzore e që çojnë në plakje të organizmit”.
Por ne nuk kemi një antioksidant të llojit që profesor Skulachev ka prodhuar, kështu që ai ka bërë një progres revolucionar në këtë drejtim.
''Kuptohet qartë që ai është i vetmi në botë si farmacist dhe një shkencëtar bio-energjetike”, - vazhdon deklarimin e tij dr. Blobel.
Qelizat në trupin tonë duan oksigjen për shkëmbim energjie, por oksigjeni mund të shkaktojë edhe vdekjen e tyre, nëse ato e marrin në forma aktive dhe helmuese.
Pikërisht këtë ka bërë shkencëtari rus Vladimir Skulachev, ka zbuluar dhe prodhuar antioksidantët natyrorë që ndihmojnë në ngadalësimin e shkatërrimit të qelizave.