E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy persona ende ne gjendje kritike

Nje polic dhe nje civil vijojne te ndodhen ne gjendje kritike ne Qendren Kombetare te Traumes ne Spitalin Ushtarak. Sipas burimeve nga ky institucion behet e ditur se qytetari Aleks Nikaj eshte ne gjendje kome dhe me frymemarrje nepermjet tubave teksa nje plumb eshte ende ne koke. Mjeket nuk kane autorizuar operimin e tij duke qene se situata shendetesore nuk e lejon dicka te tille nderkohe qe ende nuk eshte vendosur per transportimin e tij jashte shtetit ne klinika me sherbim me te specializuar. Personi i dyte qe ndodhet ne gjendje te rende eshte nje polic me hematome ne tru per shkak te goditjes me mjete te forta nga demonstruesit e dates 21 janar. Sipas mjekeve ai ka nje permiresim te lehte gjate diteve te fundit dhe ka filluar te komunikoje dhe te jete ne kontakt me mjedisin rrethues. Ne total kane qene 90 te plagosur efektiva policie dhe demonstrues ne spitalet e Tiranes si pasoje e demonstrates se organizuar nga Partia Socialiste te premten e kaluar. Sipas mjekeve rastet e tjera kane qene te kontrollueshme dhe gjendja e te lenduarve ne pergjithesi eshte e kenaqshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›