Obama Kam enderr te takoj presidentin amerikan
ELBASAN - Te gjithe e therresin Obama dhe tashme ai prezantohet kudo me kete pseudonim Obama shqiptar. Ne te vertete quhet Enkel Kasemi eshte nga Peqini dhe kendon shume mire kenget popullore qytetare te treves por edhe me tej. shte nje kengetar i afirmuar dhe ftohet ne te gjitha koncertet qe zhvillohen ne cdo feste jo vetem ne Elbasan. Keshtu koncerti i fundit ishte ai ne prag te Dites se Veres ne qender te qytetit te Elbasanit me disa kenge te njohura popullore qytetare si dhe ne nje duet me kengetaren Englantina Toska.
Kam lindur dhe jetoj ne Peqin - thote Obama per gazeten Shekulli. - Kam 20 vjet qe kendoj kenge popullore. Qysh nga viti 1995 jam kengetar profesionist ne Pallatin e Kultures ne Peqin. Jam i angazhuar ne nje orkestrine popullore te Shqiperise se Mesme. Ky grup qe eshte nder me te kerkuarit perbehet nga 6 profesioniste si dhe dueti me kengetaren e mirenjohur Englantina Toska.
Kasemi eshte tashme i mirenjohur ne gezimet familjare teksa merr pjese ne aktivitete me muzike ne shume restorante te njohura ne Elbasan dhe me gjere. Por prej me shume se nje viti therritet nga te gjithe me nje emer teper te vecante e pikerisht me presidentin amerikan Barak Obama. Tashme ai ka filluar te prezantohet ne koncerte me kete emer.
Emri Obama me eshte vendosur nga nje fans i imi ne Peqin. Ai merrte pjese ne te gjitha koncertet e mira dhe nje vit e gjysme me pare kur ishte zgjedhur presidenti Obama me thote Enkel sic eshte Obama ne Amerike ashtu je dhe ti per mua. Na fal te gjitheve kenaqesi dhe miresi.
Enkeli nxiton te saktesoje se pseudonimi qe ka marre nuk i perket origjines dhe ngjyres edhe pse per kete fakt mund te jete bere lidhja. Obama per te gjithe eshte simbol dhe kete simbol mua me pelqen ta mbaj. Keshtu pseudonimin qe me vune e preferova dhe vazhdova ta mbaj. Kam deshire te takoj Obamen. Do te ishte kujtimi me i bukur i jetes sime. E kam kerkuar edhe ne facebook. Nuk eshte cudi qe ne te ardhmen ti dergoj nje leter-tregon i emocionuar Enkeli.
Ai thote se e adhuron presidentin amerikan jo vetem per fuqine e tij por edhe per paqen dhe miresine qe transmeton. Ai shprehet se do ta mbaje kete pseudonim pasi eshte nje vleresim per te dhe kengen e tij. Enkeli vazhdon te kendoje dhe te sjelle traditen e kengeve popullore te Shqiperise se Mesme. Se fundi eshte duke pergatitur nje videoklip te ri ne bashkepunim me Englantina Tosken.