Shoferët e korrupsionit, në Tiranë patentat shiten me para në dorë
—Nga Arisa Liço—
Tiranë- Aksidentet e shumta rrugore janë pasoja edhe padijes së drejtuesve të automjeteve. Ata janë të paaftë të drejtojnë automjetet dhe nuk njohin as sinjalistikën rrugore. Shumë prej tyre nuk kanë përfunduar kurset e kualifikimit dhe e kanë marrë lejen e drejtimit thjeshtë duke paguar. Një çështje që sapo është mbyllur në gjykata tregon dhe mekanizmin se si bëhesh shofer pa ditur asgjë, kundrejt parave.
Pronari i një autoshkolle në kryeqytet është dënuar me tetë muaj burg pasi merrte rryshfete përkundrejt ndikimit tek punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor (DRSHTRR) për të pajisur shtetasit me leje drejtimi automjetesh pa u paraqitur në testimin teorik dhe atë praktik. Ndërkohë që përgjimi telefonik i tij tregon edhe mekanizmin korruptiv në dhëninë e patentave.
Në datën 28 maj të vitit të kaluar, shtetasi N. Smaqi ka denoncuar-62-vjeçarin Q. Tafili se i kishte kërkuar rryshfet me premtimin se ai do të rregullonte gjithçka në lidhje me anëtarët e komisionit të testimit dhe se për këtë punë, duhet që ata të paguanin shumën prej 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Lekë për pagesën e rregjistrimit në kurs, si dhe shumën prej 40 000 (dyzet mijë), si shpërblim për punjonësit e DRSHTRR Tiranë. Gjithashtu edhe pa marrë pjesë në kursin parapërgatitor dhe për këtë fakt, duhet të paguante 40 000 (dyzet mijë) Lekë pagesë për kursin.
Pasi dy shtetasit e interesuar kanë paguar shumën prej 40 000 (dyzet mijë) Lekë, si tarifë për kursin parapërgatitor, fakt për të cilin i është lëshuar edhe faturë nga autoshkolla, 62-vjeçari i ka thënë se pjesën tjetër të parave do ta paguanin para datës së provimit dhe se çdo gjë ishte e sigurt.
Nga transkriptet e përgjimit që prokuroria i ka bërë pronarit të autoshkollës rezulton kjo bisedë:
Pronari autoshkollës: Jo me maru punë, marojmë punë me lekët marojm krejt në fund ne, po nji pjesë…. nji pjesë ma von.
Denoncuesi: Sa do përpara?
Pronari autoshkollës: Gjysën njiher, gjysën kur ta marrësh patentën nxhep.
Denoncuesi: Në rregull se si e kemi ba muhabetin më përpara, ti pate than përshemull se un grun ti e di ku e kam, se unë, a kupton, nuk rri shum në Shqipri un.
Pronari autoshkollës: Po dy her do vish tek unë, një her pas njëzet ditësh dhe nji her pas nji muji.
Denoncuesi: Ca duhet, ca duhet me tpru tash un?
Pronari autoshkollës: Tash du kartën e identitetit ose pashaportën, tetë cop fotografia, me mbo edhe grupin e gjakut, që tdalin cdo gja original. Të tjerat me lek bahen ti ban shoku.
…
Pronari autoshkollës: Pazarin ta thash qysh at natë. Për ty bën 800 (tetëqind) mijë lek me ta dhan ndor, mos me u sjell hic.
…
Pronari autoshkollës: Sot djali ka me dhan atje me faturë 400 (katërqind) mijë lek, ka ma dhan sot edhe lekët e dokumentave.
Denoncuesi: Po po shkojm për punën e pazarit….
Pronari autoshkollës: Gruas teme me i dhan 400 (katër qind) mijë lek me marr nji faturë që unë ty ti kam marr 400 (katër qind) mijë lek… mesin letrat vlla un i du cdo gja me shkrim.
Denoncuesi: Ah Okej.
Pronari autoshkollës: Zoje ma jep at kuponin, nji kto letrat e patentës jan ndrysh, kjo paten ban 800 (tetë qind) mijë lekme ta dhan në dor, dokumentat jan tjetër gjaqë i abn kursanti. Un ti baj me lek bahen.
Nga transkriptimet e tjera rezulton se shtetasja që do të merrte patentën, nuk ishte përgatitur në lidhje me testin e teorisë dhe se kjo e fundit, ishte porositur nga 62-vjeçari që të mos e përfundonte testin, me qëllim që njëri nga komisionerët të poltësonte përgjigjet, duke ndikuar në shpalljen fituese të saj.
Pronari autoshkollës: Se nuk e di, ti nuk ke me plotsu gja ti, ke me ja fut kot.
E interesuara: Kot tthashë, ato kot ja kam fut të gjitha pikat tak, tak tak.
…
E interesuara: Po mbylljen nuk e bana un, sikur mthe ti mos shtyp gja, leje kompjuterin hap.
Pronari autoshkollës: Mir ke ba që se ke ….
E interesuara: Edhe un ka shtyp kto pikat ktu për shpejtësin, e për kto vetëm ja kam fut kot, se sdisha gjo, leje që si kuptojsh fare pyetjet.
Pronari autoshkollës: Po ske pun me pyetjet ti hic more.
Në këtë mënyrë mbushen rrugët e venmdit me shofera që nuk dina as të drejtojnë automjetet dhe as të të njohin të pakrtën sinjalistikën rrugore.
Kështu gjykata e dënoi pak ditë më parë pronarin e autoshkollës me tetë muaj burg akuzuar për Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj përsonave që ushtrojne funksione publike.