E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me 6.8 grame Cannabis arrestohet 21-vjecari



TIRANE - Kontrollet e policise gjate nates kane cuar ne pranga nje te ri pasi i eshte gjetur nje sasi Cannabis sativa. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se gjate oreve te para te dites se djeshme nga efektivet e seksionit kunder narkotikeve eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Erald Gjoka 21 vjec banues ne Allias Tirane. Arrestimi i tij eshte bere pasi rreth ores 0210 ne kryqezimin e rruges Qemal Stafa eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e Komisariatit Nr. 4 gjate kontrollit te ushtruar iu gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale 6.8 grame bime e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sativa. Dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te prodhimit te shitjes se lendeve narkotike.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›